TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha u zotua sot se me ardhjen në pushtet do të zhdukin pasojat katastrofale të reformës në drejtësi. Berisha tha se sot qytetarët shqiptarë sipas raporteve më serioze ndërkombëtare nuk kanë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë sepse drejtësia është e tëra në kontroll të ekzekutivit.

“Miqtë e mi nuk ka liri dhe të drejta të garantuara pa shtet ligjor, pa sistem drejtësie. Sot shteti ligjor në Shqipëri është inekzistent. Për vite e vite institucionet e drejtësisë nuk ekzistonin më. Sot qytetarët shqiptarë sipas raporteve më serioze ndërkombëtare nuk kanë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë sepse drejtësia është e tëra në kontroll të ekzekutivit sepse ajo që na serviret sukses në reformë, për vakumin që krijoi u grumbulluan mbi 120 mijë dosje. Zotohemi, nesër në pushtet me institucionet më të mira europiane dhe amerikane do bëjmë gjithçka të zhdukim sa më parë pasojat katastrofale të kësaj reforme të korruptuar, të rikthejmë ligjin, të rikthejmë të drejtën e shqiptarëve për proces të ndershëm gjyqësor, të rivendosim shtetin ligjor, sigurinë ligjore si kushte të të gjitha kushteve për të pasur një shoqëri të lirë, një individ të lirë, për të pasur treg të lirë, për të pasur investime, për të ecur në procesin e integrimit”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri tha më tej në fjalën e tij në Kuvendin e PD se Shqipëria 8 vite mbeti aty ku ishte në procesin e integrimit.

“Shqipëria në këto vite thirret rëndomë Kolumbi e Evropës, kanabistan. Shqiptarët zbritën nga qytetarët më të paguar të rajonit në qytetarët më pak të paguar. Pandemia mori jetë dhe shpirtra njerëzish më shumë se në çdo vend të Europës. Shqiptarët sot kanë numrin më të ulët të personelit shëndetësor për frymë në Europë.
Të gjitha këto sepse personeli shëndetësor është më pak i paguari. Lufta që mostra me fytyrë njerëzore Vladimir Putin, agresioni që ka marrë ndaj Ukrainës, krijoi në Europë një krizë të pamohueshme energjetike, një krizë të pamohueshme dhe në çmimet e ushqimeve, por në Shqipëri e cila drejtohet nga organizata kriminale më e rrezikshme e kontinentit, pasojat e kësaj krize u ndjenë 3 herë më shumë se në çdo vend të kontinentit. Të gjitha këto pse, sepse qeveria përdor krizën për pasurimin e saj.
Në Shqipëri 98% e energjisë prodhohet nga uji, me koston më të ulët në Europë dhe shitet me çmime disa herë më të lartë. Pse atëherë kjo krizë? Sepse qeveria shet duke përvetësuar për vete me çmime shumë herë më të ulëta se bursa dhe blen me çmime më të larta. Të gjitha këto mund të bësh një listë të gjatë. Një shkatërrim të plotë ka sot sistemi arsimor. Gjithçka mbulohet më një propagandë banale, vulgare sipas ligjit gënje, gënje se diçka do besohet”, tha Berisha.

Ai theksoi se sot para shqiptarëve ka vetëm një alternativë dhe kjo është PD-ja e rithemeluar mbi vlerat konservatore.
“Po, unë mendoj se ne kemi nisur në rrugën e duhur. Sot këtu midis nesh ne kemi 70 kryetarë të degëve të PD-së të zgjedhur për herë të parë me një anëtar një votë. Të gjithë ata shkëlqejnë sot në këtë sallë sepse firmosën fundin e kryetaro kracisë. Asnjëri prej tyre nuk u emërua nga Kryesia, nga kryetari, të gjithë u propozuan nga anëtarësia apo u vetëdeklaruarn sipas kushtetutës sonë të lirë, statutit të PD-së të 11 dhjetorit 2021.
Miqtë e mi, rezervat tona, potenciali ynë është liria. Pasuritë e saj janë vlerat konservatore ndaj dhe ne betejën tonë me këto vlera do ta vazhdojmë gjer në triumfin e plotë në Shqipëri. Modelin që zgjodhëm të përfaqësimit do ta konsolidojmë. Votën e lirë do ta konsolidojmë. Por mos harrojmë se ne u themeluam si parti e të drejtave e lirive njerëzore.
Sot do thoni ju nga do e nisim, përsëri do e nisim nga liritë dhe të drejtat njerëzore sepse këto vite njohën trysnitë më të mëdha. Mos harroni se përsëri shqiptarët e lirë në një mënyrë apo tjetër e gjetën veten në mbretërinë e frikës.
Para të mëdha vërshuan drejt mediave dhe deformimit të informacionit. Bandavrasës, pengmarrës u rekrutuan në Policinë e Shtetit. Po ne si opozitë ku ishim, ne nuk i dolëm Zot shqiptarëve. Kjo merr fund, ne do jemi aty ku shkelet çdo e drejtë e qytetarëve shqiptarë. Aty ku dhunohet e drejta, lind protesta. Apatia e opozitës merr fund. Miqtë e mi nuk ka liri dhe të drejta të garantuara pa shtet ligjor, pa sistem drejtësie. Sot shteti ligjor në Shqipëri është inekzistent. Për vite e vite institucionet e drejtësisë nuk ekzistonin më. Sot qytetarët shqiptarë sipas raporteve më serioze ndërkombëtare nuk kanë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë sepse drejtësia është e tëra në kontroll të ekzekutivit sepse ajo që na serviret sukses në reformë, për vakumin që krijoi u grumbulluan mbi 120 mijë dose. Zotohemi, nesër në pushtet me institucionet më të mira europiane dhe amerikane do bëjmë gjithçka të zhdukim sa më parë pasojat katastrofale të kësaj reforme të korruptuar, të rikthejmë ligjin, të rikthejmë të drejtën e shqiptarëve për proces të ndershëm gjyqësor, të rivendosim shtetin ligjor, sigurinë ligjore si kushte të të gjitha kushteve për të pasur një shoqëri të lirë, një individ të lirë, për të pasur treg të lirë, për të pasur investime, për të ecur në procesin e integrimit”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb