Analisti Fatos Lubonja ka rrëfyer në emisionin “Open” në News24 problemet shëndetësore me të cilat përballet prej 10 ditësh. Ndonëse fillimisht foli për ngjarje të aktualitetit, shfaqja disi i mbufatur solli dhe interesimin e gazetares Eni Vasili, e cila e pyeti për gjendjen shëndetësore.

Ai tha se ka kaluar gripin australian dhe se i ka dhënë shumë komplikacione, e tashmë po mjekohet për bronkit me antibiotikë.

Gjithçka me sa duket ka nisur, siç tha ai nga një mendjelehtësi.

“E pashë që jeni në emision aty dhe desha t’iu them të gjithë atyre që na ndjekin se duhet të kenë shumë kujdes. Dhe mua më zuri ky australiani dhe më ka rraskapitur, me një temperaturë shumë të lartë. Nuk kam kaluar në jetën time një grip të tillë. Kalova dhe covid-in një vit më herët, por jo kështu. Ishte një gjë e çuditshme. Më dha komplikacione, më la një bronkit në krahun e djathtë, me temperaturë që nuk ikën akoma, d.m.th është një gjë që duhet ruajtur. Unë bëra mendjelehtësi, u futa në një sallë koncerti. Duhet ruajtur sepse mund të lërë pasoja. Të shkatërron dhe ka njerëz që mund ta kalojnë dhe më vështirë se unë. Qysh më 31 dhjetor kështu, kam kaluar 4-5 ditë me temperaturë 39 pastaj ra temperatura, por u rikthye temperatura me një inflamacion, bronkit. Kjo më që detyroi të marr antibiotikë dhe jam me antibiotikë.
Antibiotiku thonë që të dobëson sistemin imunitar. Unë se mora vesh këtë bronkitin ishte me shkak virusal apo bakterial, por mjeku më dha antibiotikun që funksionon për infeksionin bakterial, por unë nuk e di a po bëj mirë”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb