Modelja shqiptare Jori Delli, pjesë e Big Brother Vip Albania, gjatë në një bisede me banorët, pohoi se Mario Balotelli i kishte shkruar për të dalë bashkë, por ajo ia ka kthyer se ishte në një lidhje dhe sulmuesi italian i ka kërkuar ndjesë.

Jori pranoi se Balotelli u tregua i sjellshëm dhe miqësor. Në fakt, bukuroshja shqiptare ka bashkëpunuar në reklamë me dy nga më të famshit në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Modelja ishte protagoniste në një spot, ku ata shihen të veshur si aristokratë dhe më pas nisin dyluftimin me shpata.

Për këtë, Jori ka pranuar se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje kofidencialiteti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jori (@joridelli)

Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë. 25-vjeçarja ka qenë e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlos, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb