Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka uruar kampionin e boksit Kristian Prenga pa një ndeshje të rëndësishme në New York.

Gjekmarkaj shkruan se Kristiani ka bërë krenar shumë herë shqiptarët me fitoret e tij, ndaj mbështetja për të mbetet e rëndësishme.

Ai shkruan se “Forca Kristian, me krahë të shpejtë si era në malet e Mirditës e të fortë si kurajë e burrave të saj”.

POSTIMI I PLOTË
Nesër kampioni shqiptar i boksit, mirditori ynë, Kristian Prenga ndeshet në New York, Atlantic City, ora 22:00 në SHBA, ora 03:00 në Shqipëri, me amerikanin Samuel Crossed i cili mban dy tituj WBA dhe NBA. (WBA kampion i Amerikës për peshat e rënda, NBA kampion kontinental, Amerikë, Kanada, Meksike e të tjerë).

Kristiani ka bërë krenar shumë herë shqiptarët me fitoret e tij, ndaj mbështetja për të mbetet e rëndësishme.
Shpresojmë që flamuri Kuq e Zi, nesër në New York mbi supet e Kristianit t’i prijë Fitores dhe të valëvitet pas saj.

I urojmë me zemër, fitore si një kurorëzim i madh personal për të, sportin tonë dhe gjithë shqiptarët. Forca Kristian, me krahë të shpejtë si era në malet e Mirditës e të fortë si kurajë e burrave të saj ??✌️✌️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb