Vesa ndihet e zhgënjyer nga Meritoni dhe banorët e tjerë që qëndruan në kazermë.

Në një diskutim me Meritonin, konkurrentja i tha se priste më shumë mbështetje, ndërsa i kujtoi marrëveshjen e bërë se nëse eliminohet, edhe ata do të dalin pas saj. “Por, ju më kthyet shpinën, pasi morët vesh se dola në nominim”,- tha këngëtarja.

Meritoni: Hyr brenda dhe huaj Meritoni del në nominim. Nëse më bën të ndihem keq. Kur ti mendon që ne të kemi shtyrë me zor, ne nuk e kemi bërë. Ti e di si ramë dakord aty brenda.

Vesa: Nuk kam thënë me zor.

Meritoni: Kur ti thua pa pushim që dola për këtë e për atë… për shoqëri jemi sakrifikuar dhe do të vazhdojmë të sakfrifikohemi brenda dhe jashtë.

Vesa: Unë dje nuk fola në asnjë moment që të mos reagoja shpejt, mos t’ju nxirrja keq as juve. Shkova të flija se s’doja të dilja ashtu para kamerave dhe publikut, isha varur komplet. Nuk është çështja te nominimi.

Meritoni: Ku është çështja?

Vesa: Dola atje, e dhamë besën. Nëse do të eliminohem, do dilni me mua.

Meritoni: Po, gati jam.

Vesa: Tani unë jam në nominim, nëse eliminohem, do të vini pas meje?

Meritoni: Po nëse..

Vesa: Po apo jo? Nga momenti i duartrokitjeve, unë pashë dje një kthim shpine. Mund të më nxirrnit para duke i thënë publikut që jeni pas meje. I thoshit publikut që ne e duam dhe na duhet në shtëpi…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: