Madonna mirëpriti vitin 2024 me gjashtë fëmijët e saj, 27-vjeçarin Lourdes, 23-vjeçarin Rocco, 18-vjeçarin David, 17-vjeçarin Mercy dhe binjakët 11-vjeçarë Stella dhe Esther.

65-vjeçarja ‘Mbretëresha e Pop-it’ ndau disa foto nga festa e Vitit të Ri në llogarinë e saj në Instagram, duke përfshirë disa foto të familjes duke u argëtuar së bashku. Në një foto, këngëtarja dhe djali i saj Rocco kanë si sfond detin blu dhe në një tjetër, Lourdes pozon për një selfie në varkë.

Në një foto tjetër, Madonna kishte veshur një korse lëkure dhe një diademë ‘Gëzuar Vitin e Ri’ teksa pozonte me secilin prej fëmijëve të saj. Ajo ka postuar edhe një foto me stilisten Stella McCartney, e cila shihet duke festuar me familjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbishkrim, Madonna iu referua këngës “Good Life” të Inner City, duke shkruar: “Më lër të të çoj në një vend që e di që dëshiron të shkosh – Është një jetë e mirë……….Gëzuar 2024!!! “.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: