Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se është e habitur pasi Presidenti Donald Trump, në një intervistë në një media italiane, u shpreh se ajo i ishte “lutur” për një foto së bashku.

Në një video postim në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se komentet e tij ishin tërësisht “të sajuara”

Përplasja publike e tyre tregon se sa janë përke3qësuar marrëdhëniet mes dy liderëve, të cilët deri në këtë moment kishin një marrëdhënie shumë të afërt.

Trump dhe Meloni u panë në një bisedë të ngushtë në samitin e G7 në Evian-les-Bains në Francën lindore këtë javë, dhe Meloni më vonë u tha gazetarëve se marrëdhënia e tyre ishte e pandryshuar.

Megjithatë, Trump ka dhënë që atëherë një intervistë telefonike me kanalin televiziv italian La7, në të cilën ai pretendoi: “Ajo më luti të bëja një foto me të; më erdhi keq për të.”

Meloni u shpreh se ishte “sinqerisht e tronditur”, në një fjalim të shkurtër drejtuar shtatë milionë ndjekësve të saj në Instagram.

“Nuk e di pse presidenti amerikan sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Mund të them vetëm se është për të ardhur keq që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe ndaj armiqve të SHBA-së – [armiq] me udhëheqësit e të cilëve ai duket se është shumë më i butë. Por ka një gjë që ai duhet ta mbajë mend: as unë dhe as Italia nuk lypim kurrë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb