TIRANE

Armina Mevlani ka treguar gjithmonë se ka një raport të ngushtë me babanë e saj, spikerin e lajmeve, Arben Mevlani. Së fundmi bloggerja ka ndarë një portret mjaft të bukur familjar, duke shkruar njëherazi edhe fjalët më të ndjera për babanë e saj në ditën e tij të lindjes.

Armina ka treguar se si i ati e ka mësuar t’i shohë gjërat ndryshe, t’i shijojë dhe ti shohë plot dashuri. Ajo ka shtuar se prindërit i kanë plotësuar gjithçka ka dashur si fëmijë i vetëm dhe se si babai e ka mësuar të jetojë e lirë, pa frikë dhe me besim.

Postimi ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit, ndërsa nuk kanë munguar urimet e ndryshme dhe nga miqtë e Arminës dhe fansat e saj në këtë ditë speciale për të dhe babain në 60-vjetorin e tij.

 

Familja ime , thesari im❤️. Ba ti sot ke ditëlindjen tende dhe s’më besohet sa shpejt vitet kalojnë , por di të them qe ti je si vera ,me kohën je bërë edhe më i bukur, edhe më me shije ,edhe më i mirë. Ti dhe mami për mua keni qenë dhe jeni gjithçka si fëmije i vetëm qe jam, ndaj ju dua më shumë sa fjalët mund të përshkruajnë. Ti ba më mësove sesi të kem sy te shoh gjerat ndryshe, ti shoh me art brenda, ti shijoj me pasion, ti ndjej me dashuri. Me bërë të shoh gjithçka si art, me mbushe me dijet e tua dhe librat më të bukur që kam lexuar , ato libra që sot me kanë bërë kjo që jam. Më mësove të jetoj e lirë, të mos kem frikë…me dhe besim …më lë të jem vetvetja e mos fshihem pas askujt. Sot në përvjetorin tend të ditëlindjes lutem të të kem sa më gjatë pranë ,lutem që të ti shoh sytë e bukur vetëm të qeshur. Do ngrejme dolli per ty ashtu sic i pershkruan autori yne i preferuar Remark Të dua shumë❤️. Gezuar diten e lindjes ba. Pergjithmonë do të jem armina jote e vogel “- shkruan Armina në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb