PSG vijon të investojë pafund në tregun e transferimeve me një qëllim të vetëm dhe të qartë, triumfin në Champions League. Nuk ndryshuan qasje as këtë verë, përkundrazi, afruan në Paris lojtarë si Messi dhe Sergio Ramos, dy ekspert të Champions League por dhe lojtarë të tjerë si Hakimi, Donnarumma. PSG zbret në fushë këtë të mërkurë teksa përballet me Club Brugge ndërsa ndodhen në një grup edhe me Man.City e Leipzig. Trajneri Pochettino është i qartë se çfarë presin drejtuesit e klubit, tifozët dhe i gjithë ambienti në Francë:

Pochettino
Pochettino

“Champions League është një vitrinë ku mezi presim të luajmë. Duhet të jesh edhe me fat për të fituar pasi edhe skuadrat e tjera pjesëmarrëse janë shumë të forta dhe kanë investuar shumë. Jemi të vetëdijshëm se kemi presion dhe përgjegjësi për të fituar por në të njëjtën kohë është një kënaqësi që jemi pjesë e historisë dhe kemi mundësi të për luajtur në këtë turne”, u shpreh Pochettino në intervistën e tij për UEFA duke u ndalur në fund edhe tek Messi:

Messi Pochettino
Messi Pochettino

“Nuk kam fjalët e duhura për ta përshkruar, ashtu si ai e meriton. Ai do të konsiderohet gjithnjë si një nga lojtarët më të mirë në botë. Është përshtatur shpejt dhe po stërvitet shumë për të arritur sa më shpejt në maksimumin e tij. E kam admiruar gjithnjë si kundërshtar, ta trajnoj është më të vërtetë diçka e bukur”, theksoi trajneri i PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: