Pasi mbyllën një sezon të dështuar në çdo aspekt, ku për herë të parë nuk arritën të kualifikoheshin në kupat e Europës, tek Kukësi ka nisur puna prej kohësh për të ndërtuar një ekip nga e para, ku janë kryer ndryshime të mëdha thuajse çdo hallkë e klubit, duke nisur nga drejtori i ri sportiv, Pero Peijç, e deri tek trajneri i ri i cili do të jetë Diego Longo. Në shtëpinë e verilindorëve i kanë idetë e qarta për këtë sezon, më në fund me stadiumin e ri në krahë, që konsiderohet pa frikë investimi më i madh i bërë ndonjë herë në këtë klub, dhe arma më e fortë, këtë sezon do të synojnë titullin kampion, ose minimi të rikthehen sërish në europë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pero Peijç ka punuar këtë periudhë duke afruar në skuadër shumë elementë të rinjë dhe cilësorë, lojtarë të kopsitur me kontrata të rregullta dhe aftë gjatë për të mos përsëritur sërish gabimet e të shkuarës.

Diego
Diego

Një goditje më vetë mund të konsiderohet edhe trajneri i ri, Diego Longo, me italianin i cili së fundmi ishte pjesë e Dinamo Kiev, ku ka punuar me një ekspert si Mircea Lucescu, ndërsa më herët ka punuar dhe me klube si Paok, apo në rolin e zëvendës trajnerit në përfaqësuesen rumune. Diego Longo do të prezantohet të premten si trajneri i ri i Kukësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb