“C.Ronaldo qëndron te Man.United. Jo, ikën tek Atletico Madrid. CR7 krisje totale me Man.United, ushqehet vetëm. Kërkon të rikthehet te Sporting Lisbona për të luajtur në Champions League. I është vetëofruar Milan, Inter e Napoli…”

Këto janë vetëm disa nga lajmet që kanë qarkulluar këto ditë në lidhje me të ardhmen e C.Ronaldo-s, shumë zhurmë, shumë zëra, por sipas vetë yllit portugez pjesa e tyre më e madhe janë të pavërteta.

Në kulmin e diskutimit mbi të ardhmen e tij, C.Rolado ka njoftuar një intervistë për ti zbuluar të gjithë botës të vërteten: “Do ta mësoni të vërteten brenda disa javëve, kur të jap një intervistë. Kanë dalë mbi 100 lajme në lidhje me mua, por vetëm 5 prej tyre janë të vërteta. Dëgjojeni këtë këshillë”, theksoi Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: