Lautaro Martinez ishte një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, një lojtar për të cilin Barcelona bëri gjithçka për ta transferuar në “Camp Nou” por me sa duket ky është një diskutim i mbyllur, të paktën edhe për një tjetër vit, Martinez do të mbaj të veshur fanellën ziklatër. Sulmuesi argjentinas gjatë gjithë kësaj periudhe qëndroi në heshtje nuk u prononcua kurrë por diçka të tillë e bëri përpara sfidës kundër Fiorentina:

Lautaro Martinez
Lautaro Martinez

“Jam një djalë që luftoj gjithnjë për objektivat e mi, për objektivat e klubit dhe për lumturinë e tifozëve. Conte më ka dhënë shumë besim, është një gjë shumë e rëndësishme dhe thelbësore, ai punon me secilin prej nesh në aspektin psikologjik, e vlerësoj shumë”. Pasi i deklaroj dashurinë trajnerit Conte, Martinez u ndal duke folur për golat e tij më të bukur dhe për klubin ziklatër: “Vështirë të them se kush ka qenë ndeshja ime më e mirë, sa herë zbres në fushë përpiqem të bëj më mirë se ndeshja e fundit. Mbase golat e mi më të bukur kanë qenë ato kundër B.Dortmund, apo në miqësorën kundër Atletico Madrid. Përpiqem gjithnjë të jap 110% për këtë klub, për të gjithë personat që e duan, për fanellën ziklatër”, u shpreh Martienz duke konfirmuar se e gjithë vëmendja e tij është vetëm tek Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: