TIRANE

Arbana Osmani fundmi, ajo ka publikuar dy foto, një ku shfaqet 1 muaj pas lindjes së djalit të saj të parë, Jonit dhe një tjetër ku është 10 ditë pas lindjes së Diellit.

Por këto foto ajo i ka ndarë jo më kot. Bashkëngjitur me foton e dytë, Arbana ka treguar edhe ndjesitë e saj në atë periudhë, duke dashur të përcjellë një mesazh për ndjekësit.

“1 nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova edhe në peshën para lindjes, por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mirë. Kështu, megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe), rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor. Por me rifillimin edhe të punës, kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva keq fizikisht, ndalova. Vendosa t’i jap vetes kohë dhe të fokusohem më shumë te shëndeti mendor dhe qetësia. Nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj, por brenda vetes jam shumë më mirë. Merrni kohën që ju duhet për t’u shëruar”, -ka shkruar ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb