Sot në ditën e mësueve në Vila24 me moderatoren Anila Çela ishin dy mësues të shkollës “1 Maj”, Jani Ferhat Kasapi dhe Nebi Maska ku mes emocionesh treguan për vitet si mësues por duke dhënë dhe mesazhe të rëndësishme për mësuesit e rinj njëkohësisht!

“Unë jam mësues i muzikës por e shoh dashurinë për të dhënë mësim te nxënësit si një prind në radhë të parë. Ne duhet të kuptojmë që prindërit na kanë besuar dritën e syrit të tyre, për këtë duhet të jemi mirënjohës ndaj tyre dhe të bëjmë atë që na mësuan mësuesit tanë të parë dhe t’ua lëmë atë brezave në vazhdim”- tha Kasapi për Vila24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: