Liga të ndryshme të futbollit europian kanë vendosur të reduktojnë të ardhurat e lojtarëve, ndërsa disa të tjera ende janë në tratativa. Mes tyre edhe Premier League. Drejtuesit e futbollit anglez kanë të tjera shqetësime, ku më i rëndësishmi ka të bëjë me taksat, që do të ulen ndjeshëm. Vetë futbollistët janë gati të reduktojnë me 30% pagat, por me kushtin e vetëm që këto të ardhura të shkojnë për punëtorët e klubeve, në mënyrë që ata të paguhen si gjithmonë.

4165 2777 2.40003455
4165 2777 2.40003455

Kjo gjë nuk ka ndodhur te Liverpool dhe Tottenham, që kanë ndjekur rrugën e lehtë ligjore, duke i nxjerrë ata në asistencë. Nga ana tjetër, në Premier League bëjnë të ditur se nëse aplikohet ulja e rrogave të futbollistëve, atëherë shteti do të humbiste më shumë se 200 milion stërlina nga taksat. Ky detaj ka bërë që tratativat të ndalojnë për momentin, derisa të gjehet një zgjidhje e mirë për të gjithë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb