Megi Doçi është futbollistja e Vllazinisë dhe ekipit kombëtar shqiptar të futbollit. Janë të shumta rekordet që ajo ka thyer, por “Topi i Artë” ishte trofeu që rrëmbeu vetëm disa ditë para mbylljes së vitit 2023. Në një intervistë për programin “Fitstation” në News24 ajo zbuloi rrugëtimin e saj në futboll, sfidat dhe jetën jashtë fushës.

Futbollistja e suksesshme tha për moderatoren Çenkuela Hasa se paragjykimet kanë qenë gjithmonë prezente për shkak të zgjedhjes së saj për t’u bërë futbolliste.

Unë kam vuajtur shumë për të arritur këtu ku jam, jo vetëm me njërëzit, jo vetëm me faktin që unë vija nga fshati dhe vija në qytet dhe dilja më e mira. Gjithmonë më kanë luftuar që unë merrja çmimet kryesore, me shumë vuajtje me shumë vështirësi, ka patur momente që kam qarë pafund, ka patur momente që kam dashur dhe të dorëzohem pasi kam thënë nuk kam mbështetje, sepse futbolli pa mbështetje është asgjë, por do doja që ato vajza që kanë ëndrra, ato vajza që duan të ecin në futboll t’i kalojnë vështirësitë dhe asnjëherë mos të heqin dorë pasi s’ka gjë më të bukur se të bësh familjen tënde krenare. Më kanë përbuzur dhe paragjykuar por ja ku jam sot”- tha Doçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: