Moderatorja Arjola Shehu, në një rrëfim në emisionin “S’e Luan Topi”, ka treguar një histori të pathënë më parë. Ajo tregoi se ndërsa ndodhej e ftuar në një televizion në Kosovë së bashku me mikeshën e saj, është përndjekur nga një person i armatosur.

“Do ta tregoi këtë histori. Nuk e kam treguar asnjëherë. Ka qënë një përjetim sa tani aq sa qesh edhe më krijohet një ankth. Ishim të ftuara për pavarësinë e Kosovës në 2018, dalim nga televizioni marrim taksinë dhe shohim një person që po na ndiqte.

Ne vazhduam rrugën, sepse nuk e njihnim, por ky person na ndjek dhe përndjek në 12 të natës. Bënte me shenjë për të ndaluar dhe pasi ndalon afrohet tek xhami dhe bën sikur po merrte armë nga pas.

Isha me mikeshën time, Evi Reçin dhe ai më kërkoi mua të shkoja me të. Pasi shkuam në komisariat e bukura e gjithë historisë është se ai djalë më kishte ngatërruar me të fejuarën e tij, e cila është një person i njohur në Kosovë, por që unë nuk do e bëj publike”, ka rrëfyer Arjola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: