TIRANE

Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, u infektua me Covid-19 dhe ka qenë e izoluar prej dy javësh. Sot ajo ka dalë për herë të parë në ekran pas shërimit dhe dukej në formë të shkëlqyer fizike. Ajo rrëfeu eksperiencën e saj, e cila duket se e rëndoi shumë psikologjikisht.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo korona, kaq e diskutuar të rëndon mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak.

Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë“, tregoi moderatorja.

Ndërkohë ajo shtoi se edhe familjarët e saj u prekën nga koronavirusi, përveç të atit, që dilte jashtë dhe u blinte ilaçet.

“Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tha Shehu. Moderatorja bëri tamponin para se të kthehej në emision, i cili rezultoi negativ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb