DURRËS

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Nishtullë të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një automjet i cili po voziste me shpejtësi të lartë ka goditur një kalimtar tek vijat e bardha.

Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se automjeti ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur përplasjen.

Kalimtari i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb