Kryeministri Edi Rama mbajti sot takimin e radhës në kuadër të turit të diasporës.

Takimi u zhvillua në Milano ku pallati i sportit u mbush me shqiptarë të cilët kanë zgjedhur vendin fqinj për të jetuar apo studiuar.

Në fjalën e tij kreu i PS nuk harroi të cekë edhe deklaratat e shumta të opozitës,e cila e quan qeverinë Rama si arsyeja e largimit të shqiparëve nga vendi. Rama u shpreh se opozita gënjen kur thotë nga vendi janë larguar 1 mln shqiptarë.

Ai tha se “gojët e pista” u munduan të bëjnë “pis” edhe tubimin e organizuar në Athinë, duje shtuar se që nga shpallja e pavarësisë, armiqtë më të mëdhenj Shqipëria i ka pasur nga paria e saj.

Rama: 1 mln shqiptarët të larguar. Është gënjeshtër e ligë dhe e turpshme njëlloj si ajo e autobuzëve të ardhur nga Tiranë që ofendon dinjitetin patriotik të shqiptarëve të Greqisë që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuqezi të Athinës për të treguar dashurinë, për të shprehur mallin e manifestuar krenarinë për Shqipërinë.

E vërtetë është që në 10- vite kanë ikur më shumë se shqiptarë se sa janë kthyer. Por Shqipëria e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku nuk ka as punë e shpresë, është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e gojëve që përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë që në 1912. Që prej asaj ditë më të ligjtë e armiqve të vet Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet.
Shqipëria ka një luftë të madhe me krimin e korrupsionin, të trashëguar nga shekuj ndarje të dhunshme me Europën.

Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton besimin e çdo shqiptari si ju që e di se asgjë nuk arrihet pa mund e sakrifica.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: