Në shtëpinë zikaltër prej kohësh po mendojnë vetëm për finalen e Champions League, një mundësi unike për t’i bërë një mbyllje ëndrrash këtij sezoni. Simone Inzaghi beson se Interi i tij mund të bëjë mrekullinë në Stamboll, pavarësisht se përballë do të kenë një super ekip si Man.City:

“Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por ja ku jemi, në finale. E dimë që përballë do të kemi skuadrën më të fortë në botë, një skuadër që ka fituar 5 herë Premier League në 6 vitet e fundit. Duhet të jemi të kujdesshëm të zhvillojmë një ndeshje si skuadër, e dimë shumë mirë që do të luajmë kundër më të mirëve, një grupi fantastik, me një trajner që ka bërë historinë. Futbolli modern ndahet në para dhe pas Pep Guardiola-s, për ne do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme.

Inzaghi Lukaku
Inzaghi Lukaku

Lukaku apo Dzeko? Nuk e kam vendosur se kush do të luajë në sulm, nuk e kam vendosur se kush do të luajë në mesfushë apo në mbrojtje. Ashtu si në dy muajt e fundit kanë fatin të përzgjedh, kjo është gjeja më fantastike për një trajner.

Pep Guardiola
Pep Guardiola

Pep synon tripletën? Ka fituar dy trofe, por dy trofe i kemi fituar edhe ne. Ne e dimë shumë mirë kë kemi përballë, por edhe ne e kemi merituar të jemi në finale”, u shpreh Simone Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: