Lottie Moss, motra e Kate Moss dhe modelja Only Fans, ka treguar me krenari tatuazhet e saj në llogarinë e saj personale në Instagram.

Lottie kishte veshur një fustan me ngjyrë të verdhë që i nxirrte në pah figurën. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin tatuazhet e shumta në krahët e saj.

Gjysmëmotra 25-vjeçare e Kate Moss së fundmi kishte ndarë me publikun eksperiencat e këqija që ka jetuar në fushën profesionale, në një artikull që kishte shkruar për British Glamour.

Siç shpjegoi ajo, qëndrimet e këqija me të cilat u përball gjatë punës në industrinë e modës ishin ato që e bënë atë të ndryshojë drejtim dhe të përfshihej profesionalisht me OnlyFans.

“Më panë në moshën 13-vjeçare dhe fillova të punoja në industri në moshën 16-vjeçare. Jeta ime në atë kohë ishte një vorbull e çmendur. Shpesh më dukej sikur jetoja nën hijen e motrës”, shkruan fillimisht ajo. Megjithatë, këto nuk ishin ndjenjat e saj të vetme negative. Siç tha ajo, kolegët e saj nuk ishin shumë mbështetës. “Sa herë që haja në xhirime apo në një kasting, ata më shikonin dhe qeshnin me mua”, thotë ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Më thërrisnin ‘vajza sanduiç’ ose u thoshin të tjerëve përreth ‘shikoni, ajo po ha një sanduiç tjetër’. Unë qeshja bashkë me ta nga sikleti. Si një vajzë e vogël, nuk e kuptoja se sa traumatike ishte. Jam shumë me fat që nuk pata një çrregullim të të ngrënit pas kësaj”, vazhdoi ajo.

Megjithatë, edhe nëse këto komente nuk ndikuan në zakonet e saj të të ngrënit, ato dëmtuan shëndetin e saj mendor. Ajo ka shpjeguar se ka pasur shumë herë lëkundje gjatë një seti fotografik dhe ajo kurrë nuk mori mbështetjen që i duhej.

“Ata vazhduan të më fajësonin mua, duke më thënë ‘vajza të tjera do të vdisnin të ishin ketu ku je ti’. Doja të bërtisja. Diku aty, humba plotësisht veten dhe pata një avari mendore”, shpjegon Lottie Moss.

Kjo periudhë e pakëndshme e jetës së saj ishte edhe arsyeja që ajo të tërhiqej nga modelingu dhe të përfshihej në platformën e abonimit të përmbajtjes erotike OnlyFans.

“Industria e modelimit të magjeps, ndërsa nga ana tjetër OnlyFans është shumë i keqkuptuar. Por ishte i vetmi vend ku ndihesha e fortë dhe e sigurt”, shpjegoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb