SHKODËR- “Arrest me burg” ka dhënë sot gjykata për Alfred Pllumbaj, i dyshuar për vrasjen e Prendush Fushës, ngjarje e ndodhur më 27 gusht në Shkodër.

54-vjeçari u vra me thikë në dyqanin e tij të riparimit të biçikletave. Viktima ka dyshuar se autori i ka vjedhur pak ditë para ngjarjes një shumë prej 700 mijë lekësh të vjetra.

Të nesërmen dy shtetasit kanë debatuar dhe në sherr e sipër ka mbetur i vdekur Prendush Fusha ndërsa autori i dyshuar Alfred Pllumbaj ka pranuar ngjarjen e ndodhur.

Autori tha sot në gjykatë se nuk ka shkuar me thikë por vetë viktima e ka thirrur.
“Nuk shkova unë, më thirri vetë. Debatuam dhe më pas u përleshëm dhe e qëllova me thikë”, ka treguar autori në gjyq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb