Shihni gjatësinë e gishtave për të zbuluar personalitetin tuaj.

A)TË BUKUR DHE ME LOGJIKË
Nëse dikush e ka gishtin e unazës më të gjatë , do të thotë se janë persona simpatikë dhe të papërmbajtshëm. Ata gjithashtu janë njerëz me të cilët mund të bisedoni për shumicënn e situatave të ndërlikuara që keni në jetë, pasi janë dëgjues dhe këshillues shumë të mirë . Shpeshherë bëhen agresivë, por janë të vendosur të zgjidhin problemet që kanë. Ata janë të dhembshur mbi të gjitha. Mund t’ju përshtatet shumë mirë profesioni i inxhinierit, ushtarit, shkencëtar, etj.

B)BESNIKËT
Nëse gishti i unazës suaj është më i shkurtër krahasuar me të tjerët ka shumë mundësi që ju të jeni tipi i sigurt që qëndron gjithnjë larg sherreve. Këta janë tipat që punojnë dhe jetojnë për të përmbushur qëllimet që kanë. Janë tipa që kanë tendencë të fokusohen tek gjërat e tyre dhe të tërhequr në përgjithësi. Janë nga ata tipa që nuk duan t’i ndërpresësh ndërsa bëjnë një punë. Por ata duhet të vlerësojnë gjërat që kanë, ndërsa përpiqen për projekte të mëdha.

C)JO KONFLIKTUALËT
Këta janë njerëzit që ruajnë paqen dhe janë të aftë të shmangin konfliktet me çdo kusht. Ata janë janë besnikë në punën e tyre dhe në marrëdhëniet personale, të organizuar, të qetë dhe të qartë. Por thellë thellë ata janë impulsivë dhe ju ndryshon humori shumë shpejt.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: