Juan Cuadrado vendosi të kalojë te Interi pas 8 sezonesh te Juventusi. Shumë njerëz të botës së futbollit e kanë mbështetur vendimin e tij, ndërsa disa të tjerë jo.

Së fundmi, transferimin e tij anësorit kolumbian në Milano e ka komentuar ish-futbollisti i skuadrës së Juventusit, Douglas Costa. Në rrjetet sociale, Douglas Costa ndan mendimin e tij me tifozët: “Më vjen keq për të”. Kujtojmë që Costa ka luajtur për 3 edicione në një ekip me Cuadradon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: