Mirlind Daku po përjeton një moment të artë të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e 3-të radhazi në Rusi, teksa i dhuroi një pikë skuadrës së tij në shtesë, në transfertën delikate të CSKA-së së Moskës, sfidë e cila u mbyll me shfrat 2-2.

Një kontroll fantastik i topit nga Daku, i cili lëvizi bukur dhe me një të majtë tokazi mposhti portierin kundërshtar. Për 26 vjeçarin ky është goli i tetë sezonal, ndërsa deri më tani ka dhuruar 4 asiste. Ai, gjithashtu, u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, vlerësim ky tërësisht i merituar për kontributin e dhënë në fushë.

Mirlind Daku është një nga alternativat e Sylvinhos për premierën e Europianit, që do të mbahet në verë. Pas përformancave të këtij sezoni, gjasat që lojtari të jetë pjesë e listës së Kombëtares janë rritur ndjeshëm, duke marrë parasysh faktin që një sulmues i një kalibri të tillë do i hynte në punë Shqipërisë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb