Era Rusi është nga ato këngëtare shqiptare që zërin e ka armën e saj të fortë, një zë brilant dhe potent. Ajo do të marrë pjesë në “Këngën Magjike 2021” me këngën “Më zëvendësove”.

Këngëtarja rrëfeu se kënga trajton temën e divorcit dhe abortit, flet për mungesën e dashurisë. Era tha se teksti i këngës e ka prekur shumë sapo e ka dëgjuar. “Nëse kënga arrin edhe me një demo të thjeshtë të më përfshijë, duke përfytyruar vetën në skenë apo të më çojë në një botë tjetër ia ka arritur qëllimit”, tha ajo.

Kënga “Më zëvendësove” është një kompozim i Enis Mullait dhe teksti i Erjona Rushitit. Këngëtarja zbuloi se Enisi ia kishte dhënë mundësinë që ajo të bënte ndryshimet që dëshironte.
Mbrëmja e programit aq të dashur “Dola te Ola” u mbyll me interpretimin rrëqethës të Erës, teksa performoi këngën “Më zëvendësove”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb