Në javët e fundit, emri i tij ka qenë nga më të përfolurit sa i takon merkatos botërore, por sipas mikut dhe bashkëkombasit të tij, Gari Medel, nëse Arturo Vidal do të largohej nga Barcelona ( ku është shprehur se gjendet mjaft mirë) nuk do të kishte asnjë dyshim për skuadrën e tij të ardhme: Boka Juniors.

Mesfushori i Bolonjës ka folur gjatë një interviste për “Radio Continental” dhe nuk kishte asnjë dyshim për këtë. “Vidal vdes nga dëshira për të luajtur te Boka Juniors. E dashuron Bokën, është skuadra e vetme argjentinase që ndjek në rrjetet sociale, për atë do të ishte një ëndërr”.

Kontrata e Vidalit me Barcelonën skadon në vitin 2021 dhe vështirë se kileni do të largohet nga Europa në dritaret e ardhshme të merkatos, por hipoteza Boka Juniors mund të bëhet realitet për të mbyllur karrierën e tij, që për të ardhmen e afërt duket se do të vijojë të jetë blaugrana.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb