Mediat amerikane kanë shkruar për suksesin e një biznesmeni shqiptar në Nju Jork të Amerikës, Sokol Bejlerin. Në një jetë-shkrim të botuar në një media nju-jorkeze, thuhet se Bejleri është zv. kryetar i një kompanie amerikane e quajtur STV.

Më tej, në artikull thuhet se Bejleri shërben si shef ekzekutiv i projektit kryesor për 12 kontrata të Autoritetit të Strehimit të Qytetit të Nju Jorkut (NYCHA), që përfshijnë përmirësime të mëdha të banesave të vendosura në të gjithë qytetin e Nju Jorkut.

Bejleri iu bashkua Divizionit të Menaxhimit të Ndërtimit të STV në 2010, duke sjellë me vete më shumë se 30 vjet përvojë në menaxhimin e të gjitha aspekteve të projekteve të ndërtimit, përfshirë menaxhimin e programimit dhe projekteve, vlerësimin e kostos dhe planifikimin e metodave më të mira të ndërtimtarisë.

Sokol2
Sokol2

Bejleri aktualisht është duke mbikëqyrur riparimin e suksesshëm të më shumë se 600 njësive të banuara të NYCHA-s, duke siguruar rinovime cilësore dhe hapësira të sigurta për banorët, si dhe rinovime të jashtme për komplekset e banesave në Brooklyn dhe Queens.

Para se të anëtarësohej në STV, Bejleri punoi për disa firma ndërtimi, duke njohur gjithmonë rritje profesionale në karrierë. Më parë, ai shërbeu si Sekretar i Shtetit për Miniera dhe Energji në Shqipëri dhe është një ish drejtor ekzekutiv i Albpetrol, korporata shtetërore e naftës dhe gazit e Shqipërisë.

Bejleri ka një Bachelor dhe një Master në Shkenca Inxhinierike dhe Mekanike në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, dhe Master të Administrimit të Biznesit nga Universiteti Aspen. Bejleri u bë një menaxher i certifikuar ndërtimi me Institutin e Certifikimit të Menaxherit të Ndërtimit në 2011. Ai është anëtar i Shoqatës së Menaxhimit të Ndërtimit të Amerikës (CMAA).

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb