Sipas The Times.co.uk, Franca dhe Italia po përgatiten të heqin pezullimin e vendosur për vaksinën AstraZeneca, pasi rregullatori evropian doli në përfundimin se përfitimet e kësaj vaksine, tejkalojnë çdo rrezik të pretenduar.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Dragi thanë se do rifillojnë menjëherë administrimin e vaksinës AstraZeneca, nëse nesër merret miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo e fundit, ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë shenjë që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca, shkakton mpiksje të gjakut. Kujtojmë se deri më tani vaksina është injektuar në 17 milionë persona, mes Britanisë së Madhe dhe vendeve evropiane.

Deri më tani, 17 vende në Evropë kanë pezulluar përkohësisht injektimin e kësaj vaksine. Sipas ekspertëve, ky pezullim do të ngadalësojë imunizimin në kontinent, e për këtë arsye Komisioni Evropian i ka kërkuar shteteve që të ndalojnë uljen dhe rezervat e vaksinave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb