Mediat e huaja online kanë publikuar sot incidentin me shpërthimin e puseve të naftës në Marinëz, ku operon kompania “Bankers”.

Ato shkruajnë se “Bankers Petroleum Albania” ka aktivizuar sot Planin e Emergjencës si rezultat i shpërthimit të dioksidit të karbonit në ajër gjatë shpimit të një pusi horizontal në fushën e naftës së Patos-Marinzës, pus që ndërlidhej me puse të tjerë të cekët në afërsi.

“Bankers” ka vendosur kontrollin mbi situatën dhe ka bërë që banorët të rikthehen në shtëpitë e tyre, – shkruajnë mediat. – Megjithatë, si masë parandaluese, vazhdon ta mbajë në gatishmëri një zonë evakuimi në afërsi.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: