TEL AVIV- Faqet e para të gazetave izraelite njoftuan sot se kryeministri, Benyamin Netanyahu dyshohet nga policia izraelite për korrupsion dhe mashtrim.

“Tronditet froni”, shkruan e përditshmja izraelite “Yediot Ahronot”.

“Hetimet policore kanë marrë një kthesë pozitive”, shkroi gazeta izraelite “Haaretz”, kur ish-shefi i kabinetit të kryeministrit, Ari Harow u vu në presion lidhur me një çështje tjetër.

“Nëse ai pranon të bashkëpunojë me gjyqësorin, vendi do të përfshihet nga një trazirë e madhe politike”, raportoi gazeta.

“E vërteta po fillon të dalë përtej murit të heshtjes “, shkroi e përditshmja “Maariv”.

Netanyahu është i dyshuar për marrjen e ryshfeteve bujare nga biznesmenët e pasur dhe se ka diskutuar me botuesin e të përditshmes, “Yediot Ahronot” për kufizimin e qarkullimit të gazetës rivale “Izrael Ha-Yom”, në këmbim të një ndryshimi në linjën e tij editoriale.

Dje, Netanyahu tha se ai ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash“ që synonte eliminimin e qeverisë së tij dhe siguroi se akuzat ndaj tij ishin të pabaza.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: