SERBI-Sipas gazetës serbe “Blic”, BE-ja sot ka tentuar që të bindë Serbinë që ta pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me Marrëveshjen e Asociacioni të komunave serbe.

“Blic”-i shkruan se BE-ja, si garantuese e implementimit, kishte ngurruar të reagojë kur Kushtetuesja konstatoi se parimet e kësaj marrëveshjeje nuk ishin në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke mos e dënuar këtë ndryshim pozicioni të njëanshëm karshi një marrëveshje ndërkombëtare.

Sipas të përditshmes serbe, BE-ja ka shkuar edhe një hap më tej duke rifilluar dialogun duke u munduar të bindë palën serbe që të pranojë këto ndryshime.

Takimi i sotëm në Bruksel mes palës serbe dhe kosovare, në nivel të lartë të liderëve, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, ndonëse Serbia gjatë gjithë kohës insistoi në vazhdimin e themelimit të AKS-së si dhe hartimit të Statutit në Bruksel

Por, Mustafa dhe delegacioni kosovar i prirë nga ai, kanë thënë se Statuti i Asociacionit do të hartohet në pajtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, temë tjetër bisedimi, ndër tjerash, mësohet të ketë qenë edhe aktgjykimi ndaj liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb