“Shteti i rremë i Kosovës sot shënon tetë vjetorin e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme. Në të gjitha raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare, Kosova përmendet si një vatër e korrupsionit dhe krimit, si dhe një vend ku nuk e respektohen as të drejtat themelore të njeriut”, shkruan e përditshmja serbe Vecernje Novosti, në një shkrim për pavarësinë e Kosovës.

Novosti vazhdon shkrimin se edhe “sot në Prishtinë ekziston frika nga trazirat, sepse opozita do të protestojë”. “Nga përshkallëzimi i dhunës”, shkruan Novosti, “shumica e serbëve janë të frikësuar, sepse për tetë vitet e fundit kanë qenë caqet më të shpeshta, veçanërisht në komunitetet e të kthyerve”, thuhet në këtë shkrim të mediumit serb.

“Shpresojmë se Policia e Kosovës të jetë në gjendje për të kontrolluar protestat. Serbët janë gjithmonë në objektiv të shqiptarëve”, ka thënë për Novosti, Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: