TIRANË

Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka folur në “Real Story” në News24 për çështjen e koalicioneve të opozitës. Ai tha se është rënë dakord për dy koalicione sepse një ishte i pamundur për t’u kryer dhe nga pikëpamja e interesit elektoral jo efektiv.

Por siç tha ai në zona të caktuara, duke marrë si shembull Dibrën. Sipas Mediut, të dyja koalicionet funksionojnë me njëra tjetrën për optimizim të mandateve.

Fatmir Mediu: Ne jemi në një moment që ka të bëjë me momentin elektoral nuk flitet për elementin politik. Ne kemi rënë dakord për dy koalicione sepse një koalicion ishte i pamundur për t’u kryer dhe ishte nga pikëpamja e interesit elektoral jo efektiv në analizën tonë. Ne çfarë po bëjmë?! Kemi dy koalicione të mundshme, në qoftë se do përfundojmë në raporte të drejta me njeri-tjetrin dhe këto dy koalicione në zona të caktuara problematike, që janë zona kryesisht me numër të kufizuar deputetësh, padyshim që do ketë një koordinim të aktivizimit elektoral dhe politik dhe të emrave në mënyrë që ne votat t’i optimizojmë.

E para njëherë është që ne të kemi maksimumin e votave, e dyta t’i optimizojmë, t’i kthejmë në mandate se çdo votë që nuk kthehet në mandat shkon në favor të dyfishtë të Edi Ramës. Ajo që më shqetëson dhe e shikoj me prioritet është thyerja e tabusë që politika është vetëm e politikanëve ose qeveria është e kryetarëve të partive. Është e domosdoshme që ne ta bëjmë këtë ndryshim, e kemi detyrim përballë shoqërisë shqiptare.

Shpëtim Nazarko: Duhen 16 sekonda për ekspertët tuaj të partive për të konfiguruar koalicionet ose ende formulën. Jeni në janar dhe nuk keni nxjerrë gjë. Më thertë mua nëse nxirrni gjë deri në fund të janarit. E di pse, sepse ajo që thashë unë, pas 2009, 2011, LSI duke bërë aleancë me PD ka vajtur nga 80 mijë, 100 mijë, 225 mijë, nuk bëhesh dot me PD drejtpërdrejt në një listë të përbashkët sepse oreksi është tmerrësisht i madh dhe ju këtë e dini. Unë mendoj po të isha në kryetar i PD duhet ta falënderoja Edi Ramën për ndryshimin e kodit. Përfytyroje i dashur sikur ai t’ju lejonte me një listë të përbashkët ju unë do t’ju shikojë duke u vrarë brenda korridoreve të PD-së.

Mediu: Jo do ishte më e thjeshtë.

Nazarko: Nëse jam aleat i PS-së, jam unë PR, unë nuk regjistrohem me PS, regjistrohem me PSD, me PR sepse nuk bëhem ministër po fitova, bëhem zëvendësministër. Kështu që këto kapërthime kanë qenë shumë të mëdha. Në këtë sens duhet ta falënderoni Ramën. Ajo që unë bëj pyetjen, ky sistem njihet që prej 2008 dhe ju keni ekspertë, pse juve ju çon kjo deri në mes të janarit pa umbledhur.

Mediu: Ekspertët mblidhen bazuar mbi disa kritere. Është ajo që thatë ju, ato hesape, analiza. Ato analiza, kritere kanë qenë gjithë kohën në koalicione dhe unë këtë kërkova. Dhe nga ana tjetër shihet produktiviteti i individëve që kandidojnë. Çdo minutë e humbur është problematike absolutisht.
Nazarko: Në qoftë se ti vjen tani në fushatë dhe unë shikoj që pas 8 vjetësh… kurse tani ke shizmën nga e djathta…

Agron Duka: Quaka shizëm për këta të djathtët, nuk quan shizëm që PS është ndarë nga PS, ka ngelur vetëm Rilindja. Ta them unë. Shizmën (Schism) më të madhe e ka bërë Edi Rama.

Mediu: Dy koalicione, një i PD-së dhe një i LSI-së. PD me aleatët dhe LSI-ja në qarqe të caktuara, jo PR-ja.

Të dyja koalicionet funksionojnë me njëra tjetrën për optimizim të mandateve. Pra, po të flas qarku i Dibrës diskutohet një mandat plus, një mandat minus. Konkurrimi i veçantë. LSI do jetë me listën e vet dhe PD do jetë me listën e vetë. PR në 2017 ishte me listë të vetën dhe ishte në koalicion, kandidaturat i kishte formale. Ky është një variant.

Në qarqe të caktuara do jenë me një listë. Të gjithë elementët e domosdoshëm për të optimizuar votën që mbetjet të kthehen në mandate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb