Kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu u takua sot me Ambasadoren Glover the përfaqësuesit e ODHIR të cilët drejtojnë misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Në përgjigje të kërkesës së zonjës Glover për t’u njohur me situatën e zgjedhjeve në Shqipëri, z.Mediu theksoi se për shkak të mungesës së vullnetit politik është ndërprerë dhe ka dështuar  reforma zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndonëse nga shumë faktorë politik dhe civilë janë propozuar në kohë për diskutim dhe vendimmarrje drafte me rëndësi.

“Njësimi i Partisë Socialiste me shtetin dhe përdorimi i shtetit dhe administratës publike për zgjedhje është flagrant duke ushtruar presion për të votuar mazhorancën, shoqëruar me tërheqjen e kartave të identitetit apo blerja e votës.

Përdorimi i aplikacionit ” aktivisti” është po ashtu në shkelje të ligjit si vazhdim i praktikës së “patronazhistit” denoncuar tashmë nga OSBE/ODHIR në zgjedhjet e fundit.

Përdorimi abuziv i fondeve të buxhetit për fushatë elektorale për ngritje pagash apo pensionesh për qëllime elektorale”, tha Mediu.

Ai theksoi se zhvendosja e votuesve në qendra të ndryshme përpara zgjedhjeve krijon konfuzion tek votuesit.

“Kontrolli mbi mediat dhe hapësirat publike për propagandimin e fushatës ku çdo hapësirë private publike është bllokuar nga pushteti; rritja gati dyfish i numrit të punonjësve në mënyrë abuzive në bashki dhe institucionet shtetërore për fushatë elektorale; pengimi me urdhër nga Ministritë përkatëse i pedagogëve dhe arsimtarëve për të kandiduar për këshillat bashkiak në shkelje të kushtetutës janë disa nga problematikat”, deklaroi Mediu.

Mediu i kërkoi Ambasadores Glover prezencë sa më të madhe të tyre në monitorim dhe me një përqendrim sa më të madh në zonat zgjedhore më problematike  si Elbasani, Durrësi, Tirana, Shkodra etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: