Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i pranishëm në seancën e sotme plenare në Kuvend tha se Arben Malaj duhet të ishte kandidat për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Mediu tha se Malaj si një aktivist i PS-së dhe anëtar aktual i bordit të bankës, duhet të ishte kandidat për të ndërtuar një model banke që i shërben interesave të vendit.

“Shpresoj dhe uroj të jemi të paktën minimalisht korrekt për të cituar njëri tjetrin. Unë nuk kam ngritur diskutime.Dua të them që në fillim se Arben Malaj i bën nder PS, se ka qenë dhe ngelet aktivist i partisë. Do ishte më mirë të mos lozim me fjalë. I njëjti shans duhet t’i ishte dhënë edhe Arben Malaj i cili është  aktualisht anëtar i bordit së bankës.   Duhet të ndërtojmë një bord banke që t’i shërbejë interesave të vendit”, u shpreh ai.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama pak kohë më parë propozoi tre emra për Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, 2 anëtarët aktualë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Suela Popa dhe Edlira Luci dhe ish-ministrin e PD-së, Ridvan Bode.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb