Megan Fox është përfolur së fundmi në mediat rozë, për shkak të ndarjes së saj nga bashkëshorti, Brian Austrin Green.

Ditë më parë aktorja e njohur u shfaq së bashku me rep-artistin Machine Gun Kelly, për të cilët kanë lindur dyshime se mund të kishin filluar një lidhje dashurie, shkruan Mirror.

Kjo vjen, pasi flitej se Megan dhe Brian po jetojnë të ndarë, pas 10 vite të martuar.

Brian fillimisht kishte insistuar se aktorja ka shoqëri me Kelly, duke mohuar në këtë mënyrë se ajo është duke e tradhtuar.

Vetëm disa javë më pas, ajo është parë me reperin në një mbrëmje në Los Angeles, duke i shtuar kështu takimet me të.

Megan Fox dhe Brian Austin Green (Foto: Jonathan Leibson/Getty Images for Ferrari North America/Guliver)

Në imazhet e ndara dyshja është fotografuar dorë për dore, teksa shkëmbenin puthje edhe në makinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb