Taylor Swift dhe Travis Kelce e mirëpritën 2024-ën duke ndarë një puthje.

Këngëtarja është fotografuar duke mbajtur fytyrën e sportistit teksa kanë ndarë një puthje pasionante në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Videoja tregon Swift duke i mbështjellë krahët rreth qafës së Kelsey-t, ndërsa ai e mban atë afër me dorën e tij në pjesën e poshtme të shpinës.

Është e paqartë saktësisht se ku e festoi çifti Vitin e Ri, por ata u puthën para disa të pranishmëve në një lokal në Kansas City.

Swift u shfaq e veshur me një mini fustan argjendi me flokët e saj topuz, ndërsa, lojtari i Kansas City Chiefs është parë i veshur me pantallona ngjyrë kafe dhe një xhaketë.

Ylli i popit ishte në qytetin e lindjes së të dashurit të saj të dielën teksa ka qenë e pranishme në Arrowhead stadium në ndeshjen e sportistit kundër Cincinnati Bengals.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb