Presidenti Barjam Begaj ka përgëzuar Policinë e Shtetit për megaoperacionin e antidrogës “Tempulli”, ku u arrestuan 223 persona. Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se angazhimi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.

Kujtojmë se nga operacion policor janë shkatërruar 23 grup kriminale dhe janë sekuestruar 900 kg drogë.

“Përgëzime policisë së shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin në realizimin me sukses të Megaoperacionit “Tempulli”!

Angazhmi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.”, shkruan Begaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb