Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontrolle në tre burgje, atë të Drenovës në Korçë, të Peqinit dhe në Elbasan, ku ka gjetur sende të paligjshme dhe drogë.

Kontrollet nisën pas megaoperacionit të koduar “Trinomi” që çoi në arrestimin e 28 personave, mes tyre policë, zyrtarë, biznesmenë dhe aktualisht persona që janë të dënuar.

NJOFTIMI I DPB
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin, Korçë dhe Elbasan. Operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 Shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45. Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë. Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike. Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb