SHBA

Larg Londrës, Meghan dhe Princ Harry festuan “Ditën e falënderimeve” për herë të parë në vilën e tyre 14 milionë dollarëshe në Santa Barbara, SHBA.

Sipas mediave të huaja ishte një darkë e qetë familjare e gatuar nga vetë dukesha e Sussex, e cila thuhet se është një kuzhiniere shumë e mirë. Darka ishte me bazë perimesh të ndryshme dhe gjel deti.

Festës familjare sipas revistës “People” iu bashkua dhe nëna e Meghan, Doria Ragland. Edhe vitin e kaluar Meghan dhe Harry së bashku me djalin e tyre e kaluan “Ditën e Falenderimeve’ larg familjes mbretërore, në Kanada.

Por duket se edhe Krishtlindjet këtë vit do të jenë larg Londrës. Sipas një burimi për “People” çifti së bashku me djalin e tyre 19 muajsh janë shumë të lumtur në SHBA.

Kujtojmë që pak ditë më parë në një intervistë për ’New York Times’ Meghan rrëfeu të ngjarje të dhimbshme të jetës së saj. Dukesha tregoi që në muajin korrik kishte pësuar një abort spontan, duke humbur kështu fëmijën e dytë.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: