Pas largimit nga Britania e Madhe princ Harry-it dhe Meghan Markle u zhvendosën në Los Angeles në SHBA. Por çifti i dukëve të Sussex-it jo vetëm që s’ka ndërmend të heqë dorë nga luksi dhe komoditetet me të cilat janë mësuar, por po i shijojnë akoma më shumë sidomos tani që ndodhen larg mbretëreshës Elizabeth dhe shtypit britanik.

Harry, Meghan dhe djali i tyre një vjeçar Archie janë transferuar në rezidencën 18 milionë dollarëshe në Beverly Hills të aktorit të Hollyëood-it Tyler Perry, në fund të marsit. Fqinjë më ta është dhe këngëtarja e njohur Adele e cila ndodhet shumë pranë tyre vetëm 5 minuta larg.

Adele e cila jeton në Beverly Hills prej disa kohësh, i ka këshilluar Harry-it dhe Meghan shkollën që frekunton djali i saj për vogëlushin e tyre Archie. Ajo i ka treguar dhe vendet ku duhet të shkojnë për të qëndruar larg syrit të fotografëve.

Këngëtarja Adele dhe Meghan kanë njohur disa vite më parë në një mbrëmje bamirësie për të mbledhur fonde për viktimat e Grenfell Toëer.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: