Partizani pritet të jetë një kantier ndërtimi gjatë merkatos së janarit, me të kuqtë që e nisën revolucion nga pankina. Dritan Mehmeti ishte hapi i parë, së bashku me ndihmësit e tij, ndërsa drejtuesit e klubit zgjodhën edhe drejtorin e ri sportiv, Dritan Dervshin, funksion që deri më tani e plotësonte Olsi Rama.

Sherif Kallaku ishte dhurata e parë, mbase dhurata më e bujshme pasi për fantazistin kuqezi ishin në garë thuajse të gjithë ekipet e rëndësishme. Me grupin së fundmi janë bashkuar edhe Herald Marku, Musta dhe braziliani Zhunjor.

Trajneri e ri nisi punën pikërisht nga faza sulmuese, pika më e dobët e Partizanin në këto 15 javë kampionat. Nuk ka vonuar dhe drejtuesit e klubit i kanë plotësuar dëshirën e radhës teksa kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me Xhuliano Skukën.

Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar kontratën mes tyre të vlefshme deri në vitin 2024. Skuka golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kategorinë e parë, në 15 javët e këtij sezoni ishte pjesë e Dinamos skuadër me të cilën regjistroi edhe 13 prezenca, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit të kuq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb