Kejdi Mehmetaj gjatë fjalës së saj para të rinjve të LRI në kampin në Jalë foli për sfidat e reja të LSI. Ajo tregoi se të rinjtë janë forca më e madhe e LSI dhe ata duhet të jenë aktivë për të sjellë ndryshimin.

“Nuk e di në do e besoni që jam e emocionuar kur ju drejtohem. Dje kur po ju ndiqja nga ekrani, s’më besohet se nuk isha. Teksa ju shikoja ju më kujtoheshin të gjitha emocionet. Kush ka qenë në këtë kamp e kupton që ajo që përbën LRI dhe LSI jeni ju dhe shpirti juaj, kjo javë nuk është java e fundit të verës, por java e parë e fillimit të sfidave të reja. Ne duhet të marrim energjitë, të ridensionojmë veten dhe ku do të jetë fokusi ynë.

Ku më mirë se të rinjtë mund të na tregojnë nevojën që ka vendi sot. Pa e zgjatur shumë, sepse e di që do bëni debatet tua, dua që të shfrytëzoni këtë javë se çfarë do të bëjmë ne në shtator, tetor, nëntor, jo si parti politike, por çfarë do të bëni ju si të rinj, si do të motivoni ju bashkëmoshatarët tuaj. Ata që keni në lagje, në shkollë, si t’i zgjoni ata që të reagojnë për veten e tyre. Sot ne kemi për detyrë të jemi në sheshe, të kërkojmë llogari, të kundërshtojmë me forcë”, tha Mehmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb