Ish-trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti u kthye mbrapa në kohë, teksa sonte në intervistën e dhënë për Sport News në News 24 foli për kohën kur u vendos që Xhuliano Skuka (firmosi me Metz para pak ditësh) të kalonte tek të kuqtë. Mehmeti ishte i pari që i dha besim Skukës, me këtë të fundit që ia shpërbleu më së miri në fushën e lojës.

“Skuka- Gjithmonë kur skuadra nuk ka rezultate të mira, fajësohet trajneri. Skuka ishte rasti i parë që aktivizohej me Dinamon dhe nuk trajtohej sicc duhej.

E shikojë që e vendosnin në linjat anësore por është tipik 9-sh. Atë kohë kemi diskutuar me drejtorin, i kam thënë që është lojtar i talentuar dhe do na bëjë punë. Ishte në presion psikologjik. Jam shumë krenar që erdhi te skuadrat atë kohë. E pashë që vuante shumë te Dinamo.

Mba- Varet sa do përshtatet. Ka të bëjë niveli i kampionatit kosovar, i krahasuar me atë tonin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: