Me shumë emocione dhe pesë gola të shënuar, Anglia mposhti Meksikën 3-2 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit. Skuadra angleze vazhdon rrugëtimin drejt trofeut, pas një sfide tejet delikate. Tekniku Shpëtim Duro foli për këtë takim, i ftuar në Botërori Amerikan.
“Unë e shikoja të favorizuar Meksikën, pasi kishte bërë paraqitje të mira në grup. Përsëri Meksika bëri një ndeshje të mirë, ky eleminim me kokën lart. Edhe Anglia vlen të thuhet se ka kaluar një test të vështirë. Kjo fitore e ka rritur besimin tek anglezët. Dje ka luajtur futboll pragmatist, pati fatin që edhe shënoi”.
