Zakonisht gjatë vizitave diplomatike, presidenti amerikan, Donald Trump nuk viziton vende kulturore, por këtë herë, së bashku me bashkëshorten e tij Melania, vizitoi Taxh Mahalin.

Çifti Trump, bëri një ndalesë në qytetin Agra për të vizituar strukturën mahnitëse me mermer të bardhë, të ndërtuar në shekullin XVII nga perandori Mughal Shah Jahan, si mauzole për bashkëshorten e tij, Mumtaz Mahal.

”Të gjithë turistët e tjerë, madje edhe ata që kishin rezervuar muaj më parë, u ndaluan të vizitonin mauzoleun për gjashtë orë për shkak të vizitës së Trump”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Trump dhe Melania pozuan me Taxh Mahalin në sfond, të ndriçuar nga dielli i mbrëmjes dhe shëtitën rreth kompleksit të shoqëruar nga një udhëzues, i cili i informoi ata rreth historisë dhe arkitekturës së monumentit.

Çifti u pa duke biseduar dhe herë pas here duke shtrënguar duart.

Trump mund të ketë një pëlqim të veçantë për monumentin, pasi në vitin 1990, një kazino dhe një hotel në Atlantic City, tashmë të shitura, i quajti “Trump Taj Mahal”.

“Taj Mahal të frymëzon me mrekulli. Një testament i përjetshëm i bukurisë dhe kulturës së Indisë. Faleminderit Indi!” shkruajti çifti presidencial në librin e vizitorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb