Shumë kirurgji plastike, shumë botoks, tani Melania Griffith, 59 vjec, duket se është penduar.

Artistja ka rrëfyer për revistën ‘Porter’, se i është drejtuar një kirurgu plastik, por këtë herë për të ndryshuar ndërhyrjet e së shkuarës. ‘Shpresoj që tani të dukem më normale’. ’Shkova tek një doktor tjetër për tu kthyer si isha më parë’.

Një hap mbrapa për Melania Griffith. Pas shtatë vitesh ndërhyrje të vazhdueshme kirurgjikale dhe estetike, të bëra nga frika e plakjes, ajo vendos të bëhet siç ishte.
Griffith, ish bashkëshortja e Antonio Banderas, me të cilin u nda në 2015 pas 18 vitesh martesë, tani vuan edhe nga situata sentimentale e momentin.

Ajo është singel dhe e ndrojtur në lidhje me meshkujt, që kur mbaroi historia e saj me Banderas. Ajo gjithashtu tregon edhe për paqen e vendosur me Don Johson në 1989, pas martesës prej 6-muajsh mes të dyve në 1976.

‘Don priti që unë të dilja nga qendra e disintoksikimit. U kthyem bashkë por historia nuk funksionoi. Është e vështirë kur gjërat ndodhin dhe personat e përfshirë janë para syve të publikut’, thotë artistja.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb