AUSTRALI

Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melbourne do të ‘’kyçet’’ për herë të dytë në Lock- Doën këtë vit për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

5 milionë banorë të Melbourne do të futen në karantinë 6-javore dhe nuk do të dalin nga shtëpinë përveçse rasteve të nevojshme.

Masa për Lock- Doën erdhi pasi shteti i Victorias regjistroi 191 infektime, një rekord në Australi, kurse sot 134. Por përsëri është vendosur për një karantinë 6-javore.

Në total Australia numëron 9 mijë raste dhe 106 viktima nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb